Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.

Viktima e këtij aksidenti është 24 vjeçari, Marsel Kukli, i cili u përplas nga një makinë që lëvizte me shpejtësi ndërsa ishte në trotuar.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është Ardjan Halili.

Njoftimi i policisë:

Prrënjas/Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç,  banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç,  banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit