Policia arrestoi një nxënës 14-vjeçar shqiptar, i cili mbante një thikë qelqi  të impovizuar rreth 20 centimetra , jashtë një shkolle në Selanik.

Pasditen e kësaj të marte, 14-vjeçari, i cili është nxënës në shkollën e mesme Pylaia në Selanik, ishte me dy shokë të tij jashtë shkollës së mesme, kur policia e pikasi atë. 

Policia kontrolloi çantën e shpinës së të miturit dhe zbuloi se ai mbante me vete një thikë qelqi të improvizuar, afërsisht 20 centimetra të gjatë.

Ai dyshohet se i tha policisë se e kishte me vete për vetëmbrojtje. Policia arrestoi 14-vjeçarin për shkelje të ligjit për armët. Një padi u ngrit kundër tij dhe ai do të çohet para prokurorit për hetime të metejshme.