Rriten 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë,  e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët.

Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas udhëzimit për automjetet me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për automjetet me cilindratë nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, me një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, që përfaqëson një rritje prej 25%.

Ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale e referencës mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.

Rritja 25% është miratuar edhe për ccmimet e referencëss [ër kategoriën e mjeteve si kamionncinë, furgonë dhe kamionë.

Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, vlera minimale e referencës për zhdoganim rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, ose 25% më shumë.

Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, vlera minimale e referencës rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, me një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë, duke reflektuar gjithashtu një rritje prej 25%.

UDHËZIM Nr. 3, datë 23.1.2018 PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE

17.1 Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

17.2 Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.

17.3 Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

17.4 Vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.

Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si më poshtë vijon:

 Për autoveturat a) Deri 1400 cc jo më pak se Çmimet 130.000 lekë b) Mbi 1400-1900 cc jo më pak se 200.000 lekë c) Mbi 1900-2500 cc jo më pak se 325.000 lekë d) Mbi 2500-3000 cc jo më pak se 400.000 lekë e) Mbi 3000-4500 cc jo më pak se 500.000 lekë f) Mbi 4500 cc jo më pak se 1,000,000 lekë.

Kamionçina, furgona dhe kamionë a) Deri në 1.5 tonë jo më pak se b) Nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se c) Nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se d) Nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se e) Mbi 15 tonë jo më pak se 800.000 lekë Çmimet 400.000 lekë 600.000 lekë 850.000 lekë 1.000.000 lekë 1.200.000 lekë

Udhëzimi Nr. 26, datë 17.12.2025 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 23.1.2018, “PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE”

Për autoveturat çmimet janë: a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë; b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë; c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë; d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë; e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë; f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.

Për kamionçina, furgona dhe kamionë, sipas kapacitetit mbajtës çmimet janë: a) deri në 1.5 tonë jo më pak se 500 000 lekë; b) nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 750 000 lekë; c) nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 1 062 500 lekë; d) nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1 250 000 lekë; e) mbi 15 tonë jo më pak se 1 500 000 lekë.”. 9. Pika 18, hiqet.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./ Monitor