Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Në metron e Parisit ka ndodhur një sulm me thikë, nga i cili janë plagosur tre gra, sipas autoriteteve franceze.
Sipas informacionit të transmetuar nga Agjencia France-Presse, zyra e prokurorit njoftoi se autori i dyshuar është arrestuar.
Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme mbi gjendjen e të plagosurve, as mbi motivet e sulmit, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.





