Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ekzekutuar 34 kontrolle ne banesat dhe bizneset e njerëzve të besuar të zv.kryeministres dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Ballukut.
Sipas gazetares Klodiana Lala, “hetimi për Ballukun po intensifikohen pasi SPAK do të paraqesë në Kuvend prova të reja, pasi ka kërkuar autorizim për arrestim”.
Mësohet se i është sekuestruar telefoni për herë të dytë, Viola Haxhiademit.
Burime bëjnë me dije se Viola Haxhiademit i është kontrolluar banesa, po ashtu dhe i janë sekuestruar dhe pajisje kompjuterike dhe dokumentet.
Aktualisht, Viola Haxhiademi është emëruar drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjitike, KESH.
Më herët Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky është telefoni i dytë që i sekuestrohet Viola Haxhiademit, kujtojmë që SPAK edhe më parë ka ushtruar kontrolle dhe MIE dhe i ka marrë telefonin, kur ajo ishte Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Energjetikes.
Ndërkohë që kontrollet janë ushtruar dhe pranë Autoritetit Rrugor Shqiptare, dhe pranë KESH.
Po ashtu mësohet se është kontrolluar banesa e shefes së kabinetit të Belinda Ballukut, Sindi Dushku.
Sipas Klodiana Lalës, janë kontrolluar me vendim gjykate dhe shtëpitë dhe biznesi i sipërmarrësve, Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka.
Pjesë e kontrolleve kanë qenë dhe banesat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.





