Monged Elneel po ecte në zonën e tij dhe me që nuk ndihej mirë, ra me fytyrë përtokë pa ndjenja. Më pas portieri sudanez u rikuperua dhe vazhdoi ndeshjen normalisht.Një moment tronditës ndodhi në minutën e 35-të të ndeshjes Guinesë Ekuatoriale dhe Sudanit në Kupën e Kombeve të Afrikës, kur portieri i Sudanit, Monged Elneel, u rrëzua në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes, në një moment që ishte i vetëm në zonën e rreptësisë.
Për fat të mirë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të stafeve mjekësore të të dyja ekipeve, portieri sudanez u rikuperua dhe u ngrit në këmbë, pa asnjë shenjë për ndonjë gjë serioze.Ju kujtojmë se ka pasur raste të futbollistëve që janë rrëzuar vetë në fushë, më i dukshmi prej të cilëve është ai i Eriksen në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës për Euro 2020 duke konfirmuar më pas probleme me zemrën për të cilat është dashur ndërhyrje.





