Një tragjedi ka ndodhur sot në një fshat të Krya Vrysi, Kalambaka në Greqi.

Motër e vëlla u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas mediave greke, ata janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç.

Siç raportohet nga mediat, besohet se vdekja e tyre është shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme, ndërsa  kanë rrethuar zonën.

Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë.