Me një spektakël fishekzjarrësh, por dhe me masa të shtuara sigurie Australia mirëpriti Vitin e Ri 2026.

Spektakli kryesor u zhvillua në Portin e Sidneit, ku fishekzjarret ndriçuan qiellin mbi Urën e famshme dhe Operan e Sidneit, duke ofruar pamje mbresëlënëse që u transmetuan drejtpërdrejt në mbarë botën.

Megjithatë, festimet u shoqëruan edhe me masa të rrepta sigurie dhe me momente heshtjeje, duke përkujtuar ngjarjet e fundit tragjike në plazhin Bondi në dhjetor, ku humbën jetën 16 persona.