Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm të drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët e vendit.

Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata ka pasur sot në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani.

Mungesa e infrasktrukturës së duhur, pasiviteti i Policisë, festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve që lëvizin në hyrje-dalje përveç vizitave të familjarëve, janë disa nga shkaqet e trafikut të rënduar.