Personat që shihni në foto janë Klejdi Myftari 24 vjeç, Martin Dulaj 25 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.

Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” së bashku me të fejuarën e tij Ardisa Demiri 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Klejdi Myftari udhëtonte së bashku me Anxhelo Ruçin, djalin e shefit të komisariatit të Tepelenës.