Sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të rregullt, sistem bonus malus hyn në fuqi nga janari 2026.

Të gjithë shoferëve të automjeteve do t’i aplikohet kjo rregullore e cila u miratua në 2025 por nuk u zbatua duke e konsideruar vitin që lamë pas si vitin 0.

Rregullorja e re përfshin 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e re shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit, vjetërsia e makinës dhe historiku me aksidentet. Por kjo është kundërshtuar dhe në komisionet parlamentare dhe është kërkuar ndërhyrja në të.

Praktikisht ata qytetarë që kanë regjistruar mjetin në Berat, Dibër apo Kukës përfitojnë lehtësi, ose bonus ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë e qarqet e tjera penalizohen për shkak të incidencës së lartë të aksidenteve.