Interi duket se është skuadra e cila ka fituar betejën për të siguruar firmën e mbrojtësit portugez Zhoao Kanselo që në merkaton e janarit. Futbollisti kërkon kthimin në Europë, duke u larguar nga Arabia Saudite ku në vitet e fundit ka qenë pjesë e klubit të Al Hilal dhe duket se dëshira do t’i plotësohet shumë shpejt.
Në garë për lojtarin ishte Interi, Juventusi e Barcelona, të gatshme t’i hapnin dyert futbollistit që ka luajtur për këto klube më parë në karrierën e tij.
Në fund duket se zgjedhja ka rënë te Interi, që është i gatshëm t’i japë atij minutat që kërkon para pjesëmarrjes në Botërorin 2026 me Portugalinë.
Zikaltrit kanë një akord parimor me Al Hilal, i cili drejtohet nga Simone Inzagi, që arabët të paguajnë një pjesë të ndejshme të rrogës së lojtarit, që përfiton 18 milionë euro në vit në Arabiën Saudite, në mënyrë që ai t’u bashkohet zikaltërve për pjesën e dytë të këtij sezoni.





