Një media venezueliane ka publikuar foton e parë të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, pas arrestimit të tij dhe të bashkëshortes nga forcat amerikane të Delta Force.

Konkretisht, radioja WRadio bëri publike një fotografi ku Maduro shihet brenda një helikopteri, me pranga në duar. Në imazh, ai mban veshur rroba me ngjyrë të çelët dhe është ulur, i shoqëruar nga dy persona të veshur me uniforma kamuflazhi, një në të majtë dhe një në të djathtë të tij.

Publikimi i fotos vjen në vazhdën e zhvillimeve të forta politike dhe ushtarake që kanë pasuar operacionin amerikan në Karakas, i cili ka tronditur skenën politike në Venezuelë dhe më gjerë.