Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, do dërgohen në Nju Jork për t’u gjykuar në SHBA e për t’u perballur me akuzat që lidhen me trafik droge. Në një konferencë për shtyp pas sulmit në Venezuelë, Donald Trump tha gjithashtu operacionin ushtarak të zhvilluar gjatë natës në Venezuelë, duke e cilësuar ndërhyrjen si një sulm spektakolar, i mahnitshëm dhe i paprecedentë.

Trump tha se,  operacioni amerikan ishte një gjë e mrekullueshme dhe se asnjë prej trupave të përfshirë në këtë aksion nuk u vra dhe asnjë pajisje ushtarake nuk u humb. Sipas presidentit amerikan, operacioni u krye nga një prej dislokimeve më të fuqishme të ushtrisë amerikane dhe kishte si objektiv arrestimin e udhëheqësit venezuelian, të cilin ai e cilëson si diktator.