Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste këtë të dielë në orën 12:00 para Kryeministrisë. Lidhur me tubimin, policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku paraqet se cila akse rrugore do të bllokohen, në mënyrë që qytetarët të marrin masat e nevojshme.
Sipas njoftimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00.
Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, konkretisht:
-nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.





