Kanë vijuar sërish përplasjet mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policisë së Shtetit.
Duket se mbështetësit e Adriatik Lapajt nuk janë lejuar nga policia të ngrejnë çadra para Kryeministrisë.
“Turp, turp. Nuk po ju bëjmë gjë me çadër jemi”-dëgjohen protestuesit.
Madje njëri prej protestuesve është shtrirë përtokë teksa është marrë për t’u shoqëruar nga policia. Në momentet e tensionit ka ndërhyrë edhe Adriatik Lapaj.





