Bilardisti i Teutës, Kushtrim Prenga, u shpall kampion në disiplinën 9-gurë në aktivitetin e zhvilluar gjatë fundjavës në Shkodër, në “Europa Grand Hotel”.

Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit hapi kalendarin e aktiviteteve për vitin e ri me kompeticionin “8 më të mirët për vitin 2025” në bilardo, ku u mblodhën tetë bilardistët më të mirë të vendit.

Formati i kompeticionit ishte me eliminim direkt. Në raundin e parë, Kushtrim Prenga mposhti Mario Bregun me rezultatin 7-6. Në gjysmëfinale, Prenga fitoi 7-5 ndaj Astrit Tolajt, duke siguruar finalen.

Finalja ishte emocionuese, ku Kushtrim Prenga zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Besar Spahiut, duke fituar 7-5 dhe duke ngritur trofeun e kampionit.