Në klubin e Napolit janë ditë të nxehta. Antonio Conte dhe ekipi po përgatiten për ndeshjen e scudettos në San Siro ndaj Interit, ndërsa drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dhe stafi i klubit po punojnë për të siguruar përforcimet e kërkuara.Megjithatë, merkatoja e kampionëve të Italisë duhet të bëhet me bilanc zero: përpara se të blejnë, Napolit duhet të shesë. Një strategji e mirë e planifikuar është më e domosdoshme se kurrë, veçanërisht në sulm. Me Lukaku ende jashtë loje dhe Lucca nën pritshmëri, vetëm Hojlund nuk mjafton.

Sa i përket afrimeve, Napoli po vlerëson tre sulmues: dy janë nga Roma – Dovbyk, i ofruar nga agjentët e tij, por një dëmtim i fundit mund të ndryshojë planet, dhe Ferguson si alternativë. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, janë rritur shanset për Raheem Sterling, i cili aktualisht është jashtë skuadre te Chelsea dhe dëshiron të zgjidhë kontratën. Sterling nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga maji i 2025, kur ishte ende te Arsenal. Me mbi 180 gola në karrierë, Napolit mund t’i ofrojë një mundësi ideale për të rilindur dhe për t’u rikthyer në skenën europiane.