Nga Avokat Arben Llangozi
Prej më shumë se dhjetë ditësh, Durrës është zhytur nën ujë. Përmbytjet kanë prekur pothuajse çdo lagje të qytetit, duke paralizuar jetën normale, duke shkaktuar dëme të rënda ekonomike dhe duke ekspozuar një krizë të thellë menaxheriale dhe institucionale.
Por përtej reshjeve të shiut, ajo që po del në pah është një skandal i mirëorganizuar, me indicie të forta për manipulim dokumentesh, keqpërdorim fondesh publike dhe nënshtrim të interesit publik ndaj interesave private.
Versioni zyrtar është se, Bashkia Durrës pretendon se hidrovori ekzistues është nxjerrë jashtë funksioni në vitin 2020 për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019. Kjo narrativ është përdorur për të justifikuar prishjen e tij dhe hapjen e një tenderi të ri për ndërtimin e një hidrovorit të ri.
Por faktet dhe rrethanat tregojnë një realitet tjetër, shumë më shqetësues, hidrovori i vjetër nuk është nxjerrë jashtë funksioni sepse ishte i dëmtuar, por sepse ndodhej mbi zonën ku po ndërtohet porti i ri, projekt i lidhur me Kastrati Group dhe përfaqësuesin e saj, Shefqet Kastrati.
Pra, pengesa nuk ishte funksionaliteti teknik i hidrovorit, por prania e tij fizike në një territor ku interesi privat kishte nevojë për “pastrim” hapësire.
Sipas dokumentave që janë përgatitur, dokumente teknike fiktive që e shpallnin hidrovorin e vjetër jashtë funksioni, me qëllim të qartë, hapjen e një tenderi të ri publik.
Ky veprim, përbën jo vetëm shkelje administrative, por elementë të pastër të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes së fondeve publikë. Në vitin 2021 hapet tenderi për ndërtimin e hidrovorit të ri. Fondet publike shpenzohen, punimet përfundojnë, por problemi nuk mbaron këtu përkundrazi, sapo fillon.
Edhe pse hidrovori i ri është deklaruar i përfunduar, ai nuk ka qenë funksional për një kohë të gjatë. Qyteti mbetet i pambrojtur ndaj reshjeve, ndërsa institucionet heshtin. Përmbytjet e ditëve të fundit janë prova më e qartë se sistemi i ri ose nuk ka funksionuar, ose nuk është vënë qëllimisht në punë.
Dyshimet janë të forta se hidrovori i ri është ndërtuar pa respektuar parametrat teknikë, pa kapacitetet e nevojshme dhe me problematika serioze strukturore. Kemi të bëjmë me një dëm të shumëfishtë,qyteti përmbytet, fondet publike shpërdorohen dhe përgjegjësia zhvendoset artificialisht.
Vetëm pasi përmbytjet morën përmasa masive dhe pakënaqësia qytetare u kthye në presion të hapur publik, autoritetet u detyruan të vënë në punë hidrovorin e vjetër. Ky fakt rrëzon përfundimisht alibinë se hidrovori ishte jashtë funksioni. Ai ka qenë aty por nuk është përdorur me qëllim vjedhejn e fondeve publike dhe me qëllim prishjen e hidrovorit egzistues për shkak se po ndërtrohej nga Shefshqet Kastrati.
Pyetja që mbetet pa shpjegime është,Pse një hidrovor i përfunduar nuk u vu në funksion në kohë, ndërsa qyteti po mbytej? Kush mori këtë vendim dhe për çfarë arsye? Dhe dhueht të hetohet prishja e hidrovorit të vjetër.
Rasti i përmbytjeve në Durrës nuk është një fatkeqësi natyrore. Është produkt i vendimeve të qëllimshme, i dokumenteve të dyshimta dhe i një modeli qeverisjeje ku interesi publik sakrifikohet për projekte private dhe tenderë të dyshimtë.
Banorët kërkojnë hetim të pavarur, transparencë të plotë mbi dokumentacionin teknik, kontratat e tenderit dhe përgjegjësitë individuale dhe për këtë i janë drejtuar SPAK-UT me kallzim penal.
Duhte të hetohet dhe të meren masa përndryshe, përmbytjet do të mbeten vetëm simptoma e një sëmundjeje shumë më të thellë nga oligarkët dhe mafia, kapjes së institucioneve dhe shndërrimit të qytetit në një territor eksperimental për skandale publike.





