Një nëne i bie të fikët dhe rrëzohet përdhe. Në trotuare, duhet të ecësh me zig-zake mes trupave. Janë dhjetëra prej tyre. Jo, më shumë, qindra. Trupat transportohen me kamionë që i hedhin përpara morgut të Teheranit, ku nuk ka më hapësirë ​​të lirë.

Rreshta me këllëfë të zinj, formohen përgjatë perimetrit të ndërtesës së vdekjes, në oborr, mes luleve. Disa kanë mbetur gjysmë të hapur, nga ku mund të dallohen fytyra të përgjakura. Copëza lëkure, dhe copëza rrobash.

“Kërkoni fëmijët tuaj”, urdhërojnë ata. Dikush gjen djalin. Bërtetë duke rënë në gjunjë. Kush shpreson në një gabim, përkulet mbi çantë, e hap përgjysmë dhe, nëse është me fat, e mbyll përsëri. Një djalë bie në sy mes gjithë kësaj atosfere të errët. Ai ka veshur një bluzë të verdhë, i shtrirë në tokë me fytyrën e mbështetur në ato që duhet të jenë këmbët e të afërmit të tij, që nuk jeton më. Ndërsa orët kalojnë, videot shumohen: skena të ngjashme mbërrijnë nga çdo cep i vendit. Brenda spitaleve, jashtë morgjeve, në rrugë.

Masakra

“Po i vrasin të gjithë”, thonë. Është masakra e Republikës Islamike, duke shtypur popullin e saj në revoltë që po bën thirrje për fundin e saj. Në ditën e pesëmbëdhjetë të protestave, rrugët po mbushen përsëri, pavarësisht shtypjes së egër që i ngjan gjithnjë e më shumë një lufte. OJQ-të raportojnë 538 vdekje, por brenda vendit thonë “mijëra”. Fondacioni i laureatit të Çmimit Nobel, Narges Mohammadi – ende në burg – shkruan për mbi 2,000 njerëz të vrarë dhe gati njëmbëdhjetë mijë të arrestuar.

Interneti dhe telefonat janë ende jashtë funksionit, por protestuesit po përgatiten të anashkalojnë bllokadën e vendosur nga ajatollahët, të cilët vrasin më mirë në errësirë. Thonë se “kush është i lidhur me Starlink, ofrohet të informojë familjet e të tjerëve dhe të dërgojë materiale të rëndësishme jashtë vendit”.

Samira shkruan përsëri: “Jam gjallë.” Prej katër ditësh nuk kishim asnjë lajm prej saj: “Ka kaq shumë të vdekur, janë kudo. Po na qëllojnë nga çatitë. Nuk dimë çfarë të bëjmë; nuk mund të mbrohemi me gurë kundër mitralozëve. Do të na vrasin të gjithëve nëse askush nuk na ndihmon.” Ka frikë, veçanërisht për vëllezërit e saj: “Guximi i tyre më tremb”.

Rrugët janë të mbushura me turma dhe Garda Revolucionare po qëllon drejt e në kokë. Demonstruesit dhe mjekët në dhomën e urgjencës së shembur e raportojnë këtë. Thirrja e dëshpëruar e një mjeku: “Transmetoni mesazhin tonë në televizionin kombëtar; nuk arrijmë të kujdesemi për të gjithë; na mungojnë kirurgë dhe infermierë”. Ai kërkon që apeli i tij të transmetohet sepse as telefonat nuk funksionojnë në spitale. Pastaj na vijnë fjalët fjalët e një të riu nga Shirazi: “Familjet e viktimave po heshtin, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ata mund të marrin trupat e të dashurve të tyre. Për t’i rikthyer ata, disa duhet të paguajnë mijëra dollarë. Baballarët dhe nënat kanë frikë të flasin”. Lexojmë se “në Rasht ka vdekje të panumërta, madje edhe në Lordegan. Qytete të tëra janë në zi. Në qytetet më të vogla, është një masakër”.

Samira tregon se si disa agjentë infiltrohen te protestuesit dhe bëjnë sikur i udhëheqin, duke i futur në kurthin e regjimit: “Kur një turmë e madhe marshon nëpër rrugë, nevojitet një udhëheqës për të drejtuar rrugën. Ata minj kanalesh, bëjnë sikur janë udhërrëfyesë dhe na çojnë drejt pritave ushtarake për t’u vrarë.” Samira kthehet të luftojë. Por së pari ajo na pyet nëse bota po flet për Iranin dhe na lë një mesazh, siç ka bërë gjithmonë, edhe kur mori pjesë në protestat e vitit 2022: “Nëse më ndodh diçka, thoni se isha në rrugë për liri.”

Dosja e Iranit është sigurisht në tavolinën e Donald Trump. Sipas thashethemeve, ai do të shqyrtojë mundësi të ndryshme, përfshirë veprimet ushtarake. “Mundësive që do të vlerësohen”, i përgjigjet drejtpërdrejt Kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, i vijës së ashpër dhe besnik i Ali Khameneit: “Në rast të një sulmi ndaj Iranit, si Izraeli ashtu edhe të gjitha qendrat, bazat dhe anijet ushtarake amerikane në rajon do të jenë objektivat tanë legjitimë.” Ëall Street Journal raporton se një takim informues është planifikuar për të martën, ku presidentit amerikan do t’i vihen përpara opsionet, të cilat përfshijnë, përveç bombardimeve të mundshme, dhe sulme kibernetike dhe sanksione. Jerusalem Post raporton se “Trump në thelb ka vendosur të ndihmojë protestuesit. Ajo që ai nuk ka vendosur ende është ‘si’ dhe ‘kur'”.

Marshimi

Vonë në mbrëmje, ajatollahët bënë një njoftim që, përballë pirgjeve me kufoma të grumbulluara para morgjeve, duket surreale: Tre ditë zie kombëtare për viktimat e “betejës së rezistencës” kundër protestave. Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se i ashtuquajturi Presidenti reformist Masoud Pezeshkian është “thellësisht i prekur” nga jetët e humbura dhe po bën thirrje për një marshim. Dyzet e tetë anëtarë të forcave të sigurisë thuhet se janë vrarë në dy javë.

OJF-të po fillojnë të mbledhin emrat dhe historitë e atyre që u vranë nga Rojet besnike të Ajatollahëve. Midis tyre është Ahmad Abbasi, një aktor dhe producent teatri