Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në një servis në zonë e Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:40, në servisin në pronësi të shtetasit me iniciale A. F., banues në fshatin Shelqet.

Nga veprimet hetimore kanë rezultuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.