Karabinierët e njësisë Bressanone në Luginën Isarco zhvilluan një operacion antidrogë, ku arrestuan një 21-vjeçar shqiptar në Bolzano, banesa e të cilit ishte kthyer në bazë droge.

Operacioni u zhvillua mbrëmë në autostradën Brennero në Chiusa, konkretisht në Piazza Fraghes. Gjatë aksionit oficerët ndërprenë dhe ndaluan makinën që transportonte të riun.

Në kontroll e sipër u zbuluan dy pako që përmbanin gjithsej 200 gramë kokainë, dhe një kontroll në banesën në Naz-Sciaves ku po qëndronte 21-vjeçari, gjetën një peshore precize dhe dy thika me gjurmë të qarta të një substance të bardhë.

21-vjeçari është dërguar në burgun e Bolzanos, në pritje të hetimit dhe të gjykimit.