Kreu i agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga armëpushimi i tetorit.
“Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga armëpushimi në fillim të tetorit”, tha pë gazetarët zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Edhe pse ishte vendosur armëpushimi, bombardimet nuk janë ndalur duke shkaktuar edhe viktima.
Ai tha se pothuajse të gjitha vdekjet e 60 djemve dhe 40 vajzave u shkaktuan nga sulmet ushtarake, duke përfshirë sulmet ajrore, sulmet me dronë, granatimet me tanke dhe armë zjarri, dhe disa vdekje nga mbetjet e shpërthyera të luftës.
Numri i viktimave ka të ngjarë të jetë i nënvlerësuar pasi bazohet vetëm në vdekjet për të cilat ka informacion të kufizuar, tha Elder.





