Dy anije cisternë janë sulmuar në Detin e Zi.
Sipas raportimeve anijet cisterne janë në pronësi greke, “Delta Harmony” dhe “Matilda”, u vunë në shënjestër të një sulmi, pranë portit të Novorossiysk mëngjesin e sotëm.
Nuk është ende e qartë nëse sulmet janë kryer me dron detarë apo dron ajrore.
Anija u përfshi në flakë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve u shua.





