Momente paniku mbizotëruan në plazhin e Santa Clara del Mar në Argjentinë të hënën pasdite, kur dallgët e mëdha rrëmbyen gjithçka, duke vrarë një 29-vjeçar.
I ndjeri është kalorësi 29-vjeçar Yair Amir Mano Nunez, i cili ndodhej në Argjentinë me pushime me të dashurën e tij. Sipas mediave lokale, i riu fatkeq u vra pasi goditi kokën në shkëmbinj.
Sipas të njëjtave burime, një burrë tjetër pësoi atak në zemër pasi u përfshi në ujë, ndërsa të paktën 35 persona u plagosën.
Kreu i sindikatës së rojeve bregdetare, Nahuel Nardone, tha se valët arritën “lartësi të pabesueshme”. Banorët e plazhit përshkruan për mediat lokale kaosin dhe dëshpërimin ndërsa valët rrëmbyen çanta, çadra dhe shezlongje, duke i detyruar njerëzit të ndihmonin njëri-tjetrin për të shmangur rrëmbimin në det.
@diegoramirez543 Justo pude registrar la subida del mar, gente corriendo para todos lados con pánico en Mar del plata!!!
♬ sonido original – Diego Ramirez
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha një roje bregdetare për një gazetë argjentinase, ndërsa një tjetër përshkroi se si deti u tërhoq papritur disa sekonda para se një valë e madhe, e përshkruar si “një mur”, të godiste bregun.
“Është një fenomen i paparashikueshëm. Nuk e dimë nëse mund të ndodhë përsëri”, tha Fabian Garcia, kreu i Mbrojtjes Civile të provincës së Buenos Airesit.
Çfarë është një cunami meteorologjik?
Cunamit meteorologjik janë të ngjashme me cunamit, por nuk shkaktohen nga aktiviteti sizmik në fundin e oqeanit.
Në vend të kësaj, cunamit meteorologjik shkaktohen nga çrregullimet e presionit atmosferik të shoqëruara me ngjarje të motit që ndryshojnë me shpejtësi, siç janë stuhitë e forta. Fronti i stuhisë krijon valën, e cila lëviz drejt bregdetit, ku amplifikohet nga një shelf kontinental i cekët, një gji ose një det.
Shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë cunamet meteorologjike, por valë prej 6 metrash ose më shumë janë vërejtur tashmë në zona të tilla si Liqenet e Mëdha, Gjiri i Meksikës, Bregu i Atlantikut, Mesdheu dhe Deti Adriatik.





