Policia ka ushtruar kontrolle në kërkim të Ndocit në disa zona të ndryshme të Tiranë, si në Astir, Don Bosko, Selitë, etj. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.
Pasi ka dalë nga spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.





