Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt burgut të Fierit.
Burime zyrtare për “Durrëslajm” bëjnë me dije se burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të shtuar të mos vijojnë të qëndrojnë në këtë IEVP.
Sipas të njëjtave burime, transferimi përfshin vetëm individë të klasifikuar si të rrezikshëm dhe nuk ka lidhje me zyrtarë apo ish-zyrtarë të arrestuar.
Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.





