Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe Ministri i Punëve të Jashtme italiane Antonio Tajani iu referua sot qëndrimit të vendit të tyre për rajonin e Arktiku.

“Ne jemi të bindur se Arktiku duhet të jetë gjithnjë e më shumë një prioritet për NATO dhe Bashkimi Evropian dhe se Aleanca Atlantike duhet të shfrytëzojë mundësinë për të zhvilluar, në rajon, një prani të koordinuar, të aftë për të parandaluar tensionet, për të mbrojtur stabilitetin dhe për t’iu përgjigjur ndërhyrjeve të lojtarëve të tjerë”, nënvizoi Meloni.

Mediat e huaja shkruajnë se shefi i diplomacisë italiane tha se vendi i tij po përgatit një mision biznesi kushtuar Arktikut.

“Ne jemi vëzhgues të Këshillit Arktik, por jemi edhe aktivë. Që do të thotë se ne po punojmë në mënyrë konstruktive, në nivel industrial. Nuk mund të mos marrim parasysh rëndësinë e lëndëve të para, Arktiku është plot lëndë të para”, theksoi Antonio Tajani.