Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. P. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. P., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





