Jani Aliaj i dënuar me burg përjetë për vrasjen se Elton Çiços 10 vjet më parë në një lokal në zonën e ish-Bllokut është vrarë të hënën në një burg në Greqi.

Sipas policisë greke, autori i sulmit është një 28-vjeçar nga Greqia, i njohur si vrasës me pagesë. Ai është i njëjti person që dyshohet se ka ekzekutuar më parë më 18 gusht 2025 Artur Bashimin, një 47-vjeçar nga Gjirokastra.

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona në Greqi, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.