Ky është 57-vjeçari që u vra me sende të forta, pas një konflikti me një të ri për prekjen e makinave. Ngjarja ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Krujë, ku viktima mbeti Petrit Ndou, ndërkohë në pranga u vu autori i dyshuar,  Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë.

Mësohet se Petrit Ndou u godit me çekiç pas sherrit nga 28-vjeçari Andi Vokri.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.