Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.
Përmes një njoftimi sqarohet se kufiri me Kosovën është i hapur për personat dhe mjetet, në Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që janë të pajisur me dokumente, ku tregojnë se janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për koronavirus.
Ndërkohë drejt Greqisë mund të udhëtojnë vetëm persona të autorizuar nga shteti grek si dhe ata të pajisur me pasaportë greke, ndërsa në vendet e zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e qytetarëve shqiptarë, përveç rasteve kur janë të autorizuar nga shtetet përkatëse.
INFORMACION MBI LËVIZJEN JASHTË VENDIT – 6 KORRIK 2020
Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:
• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.





