Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Belsh, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 73 vjeçe.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrenas, ku shtetasi me inicialet K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, këmbësoren me inicialet Rr. T., 73 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.