Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Tiranë. Pompa e betonjerës është rrëzura dhe ka goditur një punonjës 58-vjeçar.
Si pasojë plagëve të marra, 58-vjeçari ka humbur jetën. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.





