Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës.
Operacioni u krye në zonën e Vasto Marina, kurse i arrestuari është një 44-vjeçar i skeduar.
I riu me inicialet B.J., pa leje qëndrimi, u arrestua në Vasto Marina dhe iu gjet në posedim 80 gramë hashash dhe 300 gramë kokainë.
Oficerët e Stacionit të Policisë së Vastos e arrestuan atë në orët e fundit. Shqiptari thuhet gjithashtu se ka një precedent penal të mëparshëm, ndërsa është mbyllur në izolim, në pritje të hetimeve të mëtejshme.





