Është identifikuar dhe arrestuar autori i grabitjes së bankës në Shkodër. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Gjionata Kola.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.