Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan pranë fshatit Bardhaj në Gramsh me pasojë 2 viktima.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.