Një kamion është përmbysur në rrugë mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Marikaj.

Për shkak të aksidentit, është bllokuar korsia, duke shkaktuar trafik tejet të rënduar.

Drejtues të automjeteve raportojnë për “DurrësLajm” se prej dy orësh janë bllokuar në autostradë duke i penguar për të vazhduar me aktivitetet e tyre.

Pavarësisht se forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lirimin e rrugës, vargu i automjeteve është bërë kilometrik.