Një 41-vjeçar me dy identitete, që ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të drogës, është arrestuar pak orë më parë gjatë aksionit të koduar “Polena”.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve të Korçës, u sekuestrua edhe një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje.

Lënda narkotike u gjet në lokalin që i dyshuari kishte në përdorim.

“Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin  Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje”, bëri me dije policia vendore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Kurse dosja i kaloi Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme, për të zbardhur dhe identifikuar rrjetin e trafikut dhe persona të përfshirë.