Karabinierët italianë kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në rajonin e Foligno+s, gjatë një ndjekjeje si në filma, ku pati edhe një aksident, por pa pasoja të rënda.
I riu ishte i skeduar dhe me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa u arrestua përsëri për shpërndarje droge me makinë dhe sulm ndaj patrullës gjatë aksionit.
Ai u dënua me një gjyq të përshpejtuar në kohë rekord, pasi pranoi akuzën.
Arrestimi ndodhi gjatë një operacioni kontrolli territorial, i cili urdhëroi një automjet të ndalonte për të vazhduar me kontrollin, por shoferi, duke mos iu bindur urdhrit, iku me shpejtësi të lartë.
Oficerët filluan menjëherë ta ndiqnin automjetin dhe, gjatë arratisjes, shqiptari hodhi tre doza kokaine nga dritarja në përpjekje për ta hequr qafe, por humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas në krahun e djathtë të rrugës, duke u ndaluar menjëherë nga dy karabinierët.
Gjatë kontrollit të personit dhe automjetit të burrit, u gjetën 1 gram hashash dhe 1.000 euro para të gatshme, të cilat me shumë gjasa besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
U sekuestrua edhe lënda narkotike e hedhur nga automjeti me peshë 8 gramë. Lënda narkotike dhe paratë u sekuestruan.
25-vjeçari, mbi bazën e provave kaq të rëndësishme kundër tij, u shpall i arrestuar dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit në Komandën e Kompanisë së Karabinierëve në Foligno.





