Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14 vjeçarit në komisariat gjatë protestës së opozitës, mbrëmjen e 24 janarit.

AMP bën me dije se, ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit.

Ndërkohë, pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje. Prokuroria e Tiranës mund të nisë sërish hetimet lidhur me akuzat e opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar.