Forcat e Sigurisë së Kosovës, FSK, do t’i vijë në ndihmë ekipit shqiptar për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, Jurgen Karaj, në Klos.

I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Trupi i 30-vjeçarit nuk është gjetur edhe pas 20 ditësh kërkime.

Ishte ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

FSK në mision kërkim-shpëtimi në Republikën e Shqipërisë

Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Qeveria e Republikës se Kosovës në mbledhjen e saj të 286 ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin e  një kontingjenti të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.”, shkruan ai.