Policia e Kavajës ka proceduar penalisht shtetasin A. V., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar kamerat e sigurisë në banesën e shtetasit M. H.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. V., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar kamerat e sigurisë, në banesën e shtetasit M. H..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.