Një aksident tragjik është shënuar në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinjtë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, një automjet është përplasur me një kamion, duke lënë të vdekur dy 20-vjeçarë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë edhe një grua që ndodhej në mjet me ta.

Dy të rinjtë shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja u transportua në spital, në gjendje kritike.