Është zbardhur dëshmia e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili ndodhej rastësisht në berberhane në momentin kur ndodhi atentati mbrëmë në Lezhë dhe për pasojë u plagos 30-vjeçari Sokol Daci. Në deklaratën e tij, ai ka pohuar se nuk ishte në shërbim dhe se prania e tij në zonë ishte krejtësisht rastësore.

Sipas policit, për shkak të dinamikës së shpejtë të ngjarjes dhe rrethanave të krijuara, ai nuk ka arritur të identifikojë autorët e atentatit. Ai ka deklaruar se ka përdorur armën e zjarrit me qëllim neutralizimin e tyre, në përpjekje për të parandaluar pasoja më të rënda.

Ngjarja ndodhi pranë një berberhaneje, ku autorët dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të biznesit dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Autoritetet kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizojnë çdo provë që mund të ndihmojë në hetimin e atentatit.