Policia e Shkodrës ka arrestuar një 74-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë humoristin Nexho Shabanin në rrugën “Qemal Draçini”, në Shkodër. Sipas raportimeve nga policia, autori i arrestuar është N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër.

Pas aksidentit, humoristi Shabani u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës dhe është nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën “Qemal Draçini”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”