Kursimet e shqiptarëve të futura në bankat e vendit arritën në 15 mld euro në vitin 2025. Raporti i fundit i Bankës Qendrore për ecurinë e depozitave, tregon për një rritje të nivelit të tyre, ndërsa shumica e parave janë në monedhën vendase.

Të dhënat tregojnë se depozitat në lekë ishin 711 mld lekë në dhjetor, nga 651 miliardë lekë në janar, pra për 12 muaj vlera e tyre u rrit me 60 mld lekë.  

Mbi 1/3 e parave në bankat shqiptare janë në depozita të transferueshme dhe në ato pa afat.

Depozitat e transferueshme, të cilat janë para që mund të përdoren menjëherë nga poseduesi i tyre, u rritën nga 385 miliardë lek në janar në afro 418 miliardë lekë në dhjetor 2025. Ndërsa depozitat pa afat në lekë u rritën nga 58 miliardë lekë në janar në 66 miliardë lekë në dhjetor, ndërsa ato në valutë mbetën mbi 129 miliardë lekë.

Ky nivel i lartë kursimesh është edhe një tregues i rritjes së besimit të qytetarëve dhe bizneseve tek sistemi bankar.