Tre nga katër rastet e reja me Covid-19 të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë sot në qytetin bregdetar janë punonjës të Inspektoriatit Shëndetësor në Durrës.
“DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për tre punonjës, pjesë e Task Forcës anticovid të cilët ushtrojnë kontrolle mbi subjektet e biznese të ndryshme për të respektuar masat anti-covid.
Burimet bëjnë me dije se nuk ka mjaftueshëm tamponë për të testuar të gjithë personelin e këtij institucioni.
Ndërsa rasti i katërt në qytetin bregdetar i përket një inspektori të AKU-së.





