Liga Unike e basketbollit për meshkuj ka zhvilluar dje dy ndeshje të vlefshme për javën e katërt të grupeve, takime të luajtura në Shkodër dhe në Gjakovë. Në Grupin A, Vëllaznimi nuk e pati aspak të vështirë përballë Teutës. Skuadra nga Gjakova triumfoi në shtëpi me rezultatin e thellë 109- 69 (31-18, 26-17, 25-18, 27-16), duke komanduar në të gjitha periodat. Jericole Hellems u shpall MVP, duke udhëhequr Vëllaznimin me tripletë dyshifrore: 16 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Për Teutën më i mirë ishte Darius Hughes, autor i 15 pikëve dhe 10 kërcimeve në rreth 22 minutat që qëndroi në parket.
Basketboll, Liga Unike/ Teuta humbet thellë në Gjakovë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Çfarë komandant i leshit more!” – Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të luftës
Starmer i hap rrugën pasardhësit, Burnham dhe rivalët nisin përgatitjet për qeverinë
Ylli Zalla i shpëtoi sërish arrestimit, Policia: U arratis duke hyrë në pyll! Arrestohet një 55-vjeçar që e ndihmoi të largohej!





