Interi nuk po e shijon në maksimum fitoren 3 me 2 që mori ndaj Juventusit. Shkak u bë kartoni i kuq i padrejtë për Kalulun nga bardhezinjtë në pjesën e parë.
Gjyqtari La Pena do të pezullohet për këtë fakt, ndërsa “Tuttosport” zbulon se edhe Bastoni pritet ta pësojë tek Interi.
Mbrojtësi i zikaltërve simuloi, për këtë erdhi kartoni i dytë i verdhë i padrejtë ndaj Kalulu. Protestat ishin të shumta, për këtë Disiplina në Itali do të thotë fjalën e saj.
Bastoni rrezikon të jetë subjekt i Disiplinës, për shkak të sjelljeve josportive. Vendimet mund të sjellin deri në pezullimin e Bastonit.





